-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hyrja e Mastercard në Shqipëri, Rama: Do të lehtësojë pagesat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në eventin e çeljes së Programin për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe foli për hyrjen e mastercard në Shqipëri.

Rama u shpreh se hyrja e Mastercard në Shqipëri tregon që është koha që revolucioni digjital të thellohet më shumë. Ai nënvizoi se sot është një ditë shumë e mirë për tregun dhe për bankat.

Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adaptuar veten me produktin e mastercard.

Nga ana tjetër, është shumë e mirëprituar ardhja e mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë me tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të pagesave në vend.

Kemi të dhëna shumë të frikshme negativisht përsa i përket përdorimit masiv të cash, ndërkohë që e dhëna pozitive është se kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë rreth 30% e qytetarëve me llogari bankare, sot ka shkuar në 80%. Kemi një masë kritike që mund ta angazhojmë në këtë proces.

Mastercard na ka nxjerrë herë pas here me shkëlqim në klasifikimet e tij për vendet më të frekuentuara turistike. Shqipëria në turizëm është sot në maj, si vendi me rritjen më të lartë në turizëm mes një grushti vendesh. Nga ana tjetër konstatojmë se rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar në 5 miliardë, mirëpo vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti, dhe kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet tu shkojnë mbrapsht qytetarëve, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizimi i pagesave është instrument themelor.

Sot është një ditë shumë e mirë për ne, për tregun, për bankat. Bankat janë i vetmi biznes në planet, që nëse nuk i ecën mirë ndonjë gjë, ia rrasin klientëve. Qeveria nuk e bën kurrë këtë punë.“, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit