Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të në një postim në facebook, ka akuzuar ministren e Energjisë Belinda Balluku. Bardhi shprehet se Belinda Balluku se sa herë që firmos, pasuron dikë afër vetes ose Edi Ramës.
Ai thotë se një investigim mediatik ka sjellë prova gozhduese sesi drejtorët e Belindës, të maskuar dhe të pamaskuar, licencohen nga Belinda për t’u bërë milionerë me biznesin e prodhimit të energjisë.
“A e dini se sa herë firmos, Belinda Balluku pasuron dikë afër vetes ose Edi Ramës?
Një investigim i shkëlqyer i emisionit “Plug” sjell prova gozhduese sesi drejtorët e Belindës, të maskuar dhe të pamaskuar, licencohen nga Belinda për t’u bërë milionerë me biznesin e prodhimit të energjisë. Kjo është një skemë që çoi në burg drejtorët 5D të Erion Veliajt bashkë me Erion Veliajn.
Pyetja për SPAK-un është: A do të trajtohet njësoj edhe Belinda Balluku me drejtorët e saj?” shkruan Bardhi.