Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan, në kuadër të hetimeve për korrupsion.
Pehlivan u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Stambollit për pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Pas arrestimit, ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor përpara se të transferohej në zyrat e policisë në Stamboll.