Katër shqiptarë, mes tyre dy të arratisur nga burgu dhe një me leje gjashtëditore, u arrestuan në Greqi gjatë fundjavës pas një operacioni policor.
Ata dyshohen për tentativë grabitjeje të armatosur në banesën e një çifti të moshuar në Thermo, si dhe për raste të tjera të ngjashme.
Mes të arrestuarve janë tre burra dhe një grua: Romeo Qosja, Lefter Toçi, Mariol Toska dhe Fatbardha Sehi. Sipas policisë, gjatë tentativës së grabitjes, një prej burrave qëlloi dy herë në ajër, ndërsa të tjerët u larguan, por u identifikuan dhe u prangosën në një operacion të koordinuar.
Gjatë kontrollit u sekuestrua një pushkë luftarake me dy karikatorë dhe 57 fishekë, si dhe sende të ndryshme veshjesh të përdorura gjatë grabitjeve. Hetimet vazhdojnë nga autoritetet greke për lidhjet e grupit me ngjarje të tjera kriminale.









