Ditën e sotme përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Endri Shabani e Pano Soko zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në takim, përfaqësuesit e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” uruan Kurtin për rezultatin e Lëvizjes VetëVendosje në zgjedhje, pasi kjo forcë politike u rendit e para. Ata shprehen se i kanë kërkuar Kurtit bashkëpunim edhe më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.
Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë!”, shprehet Adriatik Lapaj në facebook.