8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori mbiemrin e gruas pas martese, shqiptari nuk i shpëton policisë italiane

Kryesoret

Karabinierët italianë në Siçili, arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territorin italian.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia në nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend duke shmangur kontrollin kufitar. Ai u martua dhe mori mbiemrin e gruas së tij.

Gjatë hetimeve të thelluara, duke përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të paligjshme në Itali.

Arrestimi i tij në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake, në kërkesë të Prokurorisë Publike të Agrigentosit. Në fund të procesit, u vendos që ai të ridëbohet nga Italia, pasi të vuajë dënimin që do t’i shqiptohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit