Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Viktima, i identifikuar si M. Xh., u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon kontrollin për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.