Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku. Bardhi e cilëson Ballukun si simboli i korrupsionit në Shqipëri.
Ai shprehet se Partia Demokratike ka vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbarojtuar qytetarët nga zhytja e qeverisë së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Gjithashtu bën thirrje që të votojnë nr.1 për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni.