-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dashamir Shehi: Nuk kemi asnjë kandidat të implikuar në lista

Kryesoret

Përmes një deklarate për mediat, kreu i koalicionit, Dashamir Shehi, ka zbuluar detajet, teksa ka thënë se të gjithë kandidatët e ‘Djathtas për Zhvillim’ nuk kanë probleme me ligjin.

Deklaratë për shtyp

Koalicioni “Djathtas për Zhvilim” ka përfunduar me sukses paraqitjen e listave të kandidatëve për deputet.

Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.

Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura.

Të ashtuquajturit familjarë për të cilët u bë kaq zhurmë nga propaganda e dy partive të mëdha, që janë me lista të mbyllura, nuk janë më.

Do t’i kërkonim opinionit publik dhe mediave që të zbulojnë familjarët dhe lidhjet me të cilët i kanë mbushur listë mbyllurit.

Koalicioni ka në listat e veta mbi 10 përqind të kandidatëve nga diaspora. Shenjë kjo që ne i kemi repektuar angazhimin e diasporës për të qenë pjesëtarë aktiv në jetën politike dhe për t’u përfaqësuar me njerëzit e vet.

Prandaj e ftojmë diasporën kudo që ndodhet, në Europë apo Amerikë e Kanada, të votojnë numrin 9 “Djathtas për Zhvillim: si alternativa më e mirë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë por dhe të tyret njëkohësisht.

Koalicioni dhe përfaqësuesit e tij ju urojmë shqiptarëve një fundjavë të mbarë dhe Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve. Një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët muslimanë dhe të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit