-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane për fundjavën? Diell në qytet, dëborë në mal

Kryesoret

Sot pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.

Megjithatë do të mbeten prezente në zonat malore verilindore – juglindore ku do të ri-shfaqen sërish reshjet e dëborës.

Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit