-sidi education-spot_img
13 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: Pse duhet t’u jepni votën tuaj atyre që s’dinë as rrugët e qytetit?!

Kryesoret

E keni vënë re që në shumë qytete, partitë kanë vendosur kandidatë pa asnjë lidhje me zonën? Praktikisht, kanë dërguar emra nga lista e mbyllur, njerëz që nuk kanë lindur, nuk janë rritur dhe nuk kanë asnjë lidhje me qytetin ku kërkojnë votën!

Për shembull, Eduard Shalsi në Kukës?! Po ç’lidhje ka Shalsi me Kukësin? Asnjë! Vetëm votat tuaja i duhen! Apo Blendi Klosi në Dibër? Arbjan Mazniku në Elbasan? Përsëri, zero lidhje! Dhe çfarë prisni të bëjnë për ju këta? Asgjë, veçse të sigurojnë një karrige në Kuvend!

E njëjta histori edhe me PD-në! Eno Bozdo në Berat? Tritan Shehu në Gjirokastër? Tomor Alizoti në Elbasan? Luciano Boçi në Shkodër?

Këta, të gjithë mund të janë të respektuar në profesionet e tyre apo edhe burra të mirë (që e vë në dyshim për disa), por pse duhet të dërgohen në qytete që nuk i lidh asgjë! Po pse duhet të votoni dikë që e ka sjellë partia si me komandë, kur ai s’ka asnjë ide si jetohet aty, s’di traditat, s’ka asnjë lidhje me njerëzit e qytetit? Zero përvojë me realitetin e zonës, nuk e njeh qytetin dhe as rrugët, por gjithsesi kërkon votën tuaj!

Madje, disa prej tyre kanë qenë diku tjetër më parë, e meqë kanë bërë blozë aty, tani i dërgojnë në ndonjë zonë “më të sigurt”. Dhe kush paguan për këtë pazar? Ju, votuesit!

Mos i votoni! Jepuni votën djemve dhe vajzave të qytetit tuaj, atyre që janë rritur mes jush, që e dinë si është jeta aty, që e dinë ç’vështirësi ka pasur komshiu juaj, që ju kanë thënë “mirëmëngjes” dhe kanë ardhur t’ju japin dorën në një fatkeqësi! Jepjani atyre që i kanë vendos në lista të hapur dhe që janë pjesë e juaja, jo këtyre që kanë ardhur me parashutë!

Mos ua jepni këtyre që i ka sjellë partia, se s’kanë lidhje me ju! Ata thjesht duan votën tuaj për të siguruar një vend në Kuvend, pastaj do zhduken, ashtu siç janë zhdukur të tjerët para tyre!

Mos e lini veten të përdoreni si numër! Bojkotoni këta emra të importuar dhe zgjidhni ata që me të vërtetë përfaqësojnë qytetin tuaj! Boll më! Thirrini mendjes! Jepni një leksion kryetarëve të partive!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit