-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+EMRI/ U zbulua nga bisedat në Sky ECC, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë

Kryesoret

Policia belge pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky ECC” ka arrestuar një politikan 27-vjeçar shqiptar.

Amarildo Vllazeria është ish kryetar i komunës Mortsel në Belgjikë. Ai do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak, por kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.

“Të tre personat e arrestuar, janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importin dhe tranzitin e kokainës përmes portit të Antëerpit”, konkludoi policia nga mesazhet e deshifruara të bisedës.

Ata u arrestuan pasi policia kreu pesë kontrolle në shtëpi. Gjithashtu janë sekuestruar mallra të ndryshme luksi, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Bashkia e Mortsel u kontrollua gjithashtu.

Amarildo Vllazeria është këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe në tetor 2023 u bë kryetar komune në Mortsel. Ai ishte gjithashtu kryetar i komitetit special të shërbimeve sociale në atë kohë dhe ishte anëtar i këshillit të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit