-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shabani: Më 11 maj disa politikanë do të ikin me votë, disa të tjerë me pranga

Kryesoret

Kryetari i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ka folur në lidhje me situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit dhe fushatën elektorale.

Shabani u shpreh se më 11 maj disa do të largohen nga politika me anë të votës dhe disa të tjerë do të ikin me pranga.

“Çdo zgjedhje ka emocionin e fushatës, por unë e shoh nga këndvështrimi historik. Unë kam parë të njëjtën klimë ka qenë në vitet ‘90 kur po mbaronte cikli i regjimit dhe po fillonte një cikël i ri. Në ato kohë kam qenë 5 vjeç, por mbaja mend se çfarë më kanë thënë prindërit e mi. Në këtë moment po ndodhin ndryshime, po ndodh një tranzicion, një rotacion brezash politik i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite të cilët duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri. Por disa do të ikin me pranga, disa me vota në datën 11 maj. Pra po mbaron një cikël politik dhe po fillon një tjetër dhe kjo gjë sjell emocione tek njerëzit që duan të vazhdojnë të jetojnë këtu”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit