Policia ka arrestuar një 32-vjeçar pasi gjatë muajit mars dyshohet se u ka grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.
Policia pas një sërë hetimesh arriti të identifikojë 32-vjeçarin me iniciale F.C., banues në Fushë Krujë.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.