18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa prezanton kandidatët në Sarandë: Më 11 maj të votojmë si njësha

Kryesoret

Drejtuesja Politike e qarkut Sarandë Ina Zhupa ka hapur sot fushatën dhe prezantoi kandidatët e Aleancë Shqipëria Madhështore. Zhupa shprehet se Partia Socialiste ka nënvlerësuar bashkitë si Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli duke mos vendosur asnjë përfaqësues në listën e mbyllur.

Është skandaloze që ne 2025 te premtosh ujë 24 orë, në atë vend që cilesohet si “Maldivet e Europës” dhe njëkohësisht të premtosh pashaportë europiane.

Parashorta europiane arrihet vetëm kur arrihen standartet europiane. Nuk mund të kesh shëndetësi me standarte afrikane dhe te premtosh pashaporte europiane. Nuk mund jesh i rankuar i fundit në testin pisa për cilësinë e arsimit dhe të premtosn pashaporte europiane.
Nuk mund të kesh qytete pa ujë, pa drita, pa rrugë, pa menaxhim mbetjesh dhe të premtosh pashaportë europiane.

Gënjeshtra bajate te ricikluara 12 vite, ndërkohë qe shqiptaret kane tmerr tashme nga fjala “pashaporte” se i kujton vetem ikjen e familjareve, ikjen e miqve, shpopullimin e vendit. Si kundërpërgjigje nuk do mar dot votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.“, tha Zhupa.

Ajo nënvizoi se Shqipërisë i nevojitet plani që ka përgatitur Partia Demokratike. Gjithashtu bëri thirrje që të votojnë numrin 1 si njësha dhe Shqipëria të niset drejt rrugës së fitores duke marr përsipër me përgjegjësi ndërtimin e një Shqipërisë Madhështore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit