Policia e Kurbinit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi kishte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza.
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit me iniciale R.S., u gjetën dhe u sekuestruan dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.