Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha ai.