-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Salmonela dhe fabrika e mishit të Brazilit si model suksesi i IPARD-it

Kryesoret

Shikojeni foton e parë. Eshtë një stalle e braktisur. Ajo strehonte 30 krerë lopë, pjesë e një ferme të falimentuar, në Hamallaj. E hasa në rrjet. I zoti tregonte se ferma falimentoi, fëmijët emigruan, ndërsa ai, i mbetur vetëm, punon roje nate tek vilat e të pasurve në Hamallaj, për 350 Euro në muaj.

Fotot e tjera janë të kompanisë “diMal”- AMG, që na ka futur makthin e Salmonelës prej disa ditësh. Kjo fabrikë përpunon mish të importuar nga Brazili e vende të tjera, dhe prodhon me të sallame, proshuta dhe produkte që furnizon Fast-Foodet e Tiranës e më gjërë. Kjo është ngritur me fondet e IPARD.

Sipas medias, AZHBR i ka dhënë 4 milion Euro. IPARD(i pezulluar aktualisht) është një program që BE e ka ngritur për të mbështetur fermerin prodhues. Atë fermerin që punon token dhe prodhon domate, mollë, patate, rrush… për ta ndihmuar të blejë traktorë, të ndërtojë sera, të investojë në teknologji, të rrisë prodhimin dhe përmirësojë cilësinë, në mënyrë që të eksportojë prodhimet e tij

Të mbështesë atë fermerin që ka ngritur një fermë të vogël me lopë, dele, dhi apo shpende, që prodhon qumësht, mish e veze, që ta zgjerojë, ta rrisë, të përmirësojë teknologjinë, shërbimin, të rrisë prodhimin e ulë koston për tu bërë konkurues. Pra, këto para që duhet të mbështesin rritjen e prodhimit vendas, investohen për të financuar kompani që importojnë e përpunojnë mishin që vjen nga vendet e tjera.

Janë më të efektshme financimet që AZHBR bëri për vilat në Dhërmi, ato të paktën nuk u sjellin dëm fermerëve vendas.

Kjo fabrikë është arkivuar si një model suksesi nga AZHBR.

I bukur sukses!

Por dua të ndalem pak edhe në përmasat e skandalit të mishit me salmonelë, që dëshmon në rrënim të frikshëm të përgjegjësisë shtetërore, njerëzore dhe publike.

1-Tregtarët e hodhën produktin në treg pa prituar përgjigjen e analizave të AKU-së. Kjo është e ndalur të bëhet.

2-Pasi u mësua se mishi ishte ngarkesë bakteriale, vetë AKU nuk dha alarmin për të lajmëruar konsumatorët. Por u desh të pëlciste skandali në media që AKU të bënte një deklaratë që ishte as mish, as peshk, as fileto pule.

3-Vetë kompania nuk doli publikisht të kërkojë ndjesë, të lajmërojë konsumatorin, klientin e saj, e ti thotë: Ndal, mos bli fileto, sallam, proshuta, sufllaqe që janë bërë me mishin tonë, derisa ta tërheqim.

Madje, në kushtet e një papërgjegjshmërie kriminale, kompania filloi një ping-pong të turpshëm. Njëra kompani, që përpunon mishin, “ diMal”, shfajësohej duke ia ngarkuar përgjegjësinë kompanisë importuese, AMG, të cilat kanë të njëjtët pronarë, vëllezërit Arben e Mondi Goxha.

Në cilin vend, një sipërmarrje në fushën e ushqimit të njerëzve do të sillej në këtë mënyrë me konsumatorin?

4-Ndërsa rrjeti dhe mediat zjenin e zjejnë për skandalin e mishit me salmonelë që u hodh në treg, në programet më të shikuara televizive vazhon reklama e sallameve dhe proshutave “diMal”. Edhe në billdbordet publike.

Në cilin vend me shtet ligjor dhe përgjegjëshmëri publike do të ndodhte kjo, që në kulmin e një skandali që prek drejtëpërdrejtë shëndetin e njërezve, mediat do të lejohshin të reklamonin produkte që mund të ishin prodhuar me këtë mish të rrezikshëm?

Njerëz, ne kemi pranuar e duruar shumë të padrejta mbi shpinë. Por tek ushqimi yne dhe i femijeve tane, nuk duhet ta bëjmë këtë. Dhe, derisa shteti nuk është në anën tonë në këto raste, ta bëjmë ne.

Braktisini!

Me refuzimin tonë ne duhet tu japim përgjigje atyre që bëjnë pazar me shëndetin tonë.

Ndërsa shtetin e korruptojnë, neve nuk duhet të na mashtrojnë.

Jeni te lutur ta shperndani kete postim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit