Një protestë u zhvillua para Fakultetit Juridik në Nish dhe u sulmua dekania e Fakultetit të Filozofisë, Natalija Jovanoviç.Ajo u godit me thikë nga një grua e cila u arrestua nga policia.
Dëshmitarët thonë se në protestë ishin mbledhur profesorët dhe se një grua e panjohur fillimisht hodhi një kanaçe drejt dekane, ku qytetarët iu afruan, por ajo më pas nxori një thikë.
Euronews Serbia raporton se policia ka arrestuar të dyshuarën, ndërsa dekania është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.