Sipas ekspertëve, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Mianmar, mund të shkojë deri në 10 mijë.
Deri tani numri i viktimave ka arritur në 1.700, ndërsa 3.400 janë të plagosur dhe 300 të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi se humbjet financiare mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.
Qeveria vendase tha se tërmeti i së premtes ishte një nga më të fortët e shekullit. Tajlanda fqinje u trondit gjithashtu, si në kryeqytetin Bangkok ku u vranë 18 persona, duke përfshirë 11 që vdiqën kur u shemb një qiellgërvishtës në ndërtim e sipër. Të paktën 76 persona janë të zhdukur dhe besohet se janë bllokuar nën rrënoja.