Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Rama me anë të një postimi në platformën X shprehet se humbja e ushtarëve amerikanë është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë.
Ai nënvizon se Shqipëria qëndron në krah të Amerikës dhe komandantit të saj të përgjithshëm.
“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan Rama.
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief…
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2025