Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se Partia Demokratike kërkon një Shqipëri të vogël. Spahiu nënvizoi se opozita kërkon Shqipëri të vogël se do të zgjedhë kryeministër një njeri të izoluar nga Britania e Madhe e SHBA, që e ka shpallur non grata.
“Presidentit Trump flet për përcaktimin e kufijve të rinj me Groenlandën apo Panamanë, flet për zgjerim të SHBA-ve. Kurse PD-ja në Shqipëri dhe Berisha thonë se do bëjë Shqipërinë e Madhe, por vetëm të vogël po e bën. Dha 6 milje te Greqia, PD kërkon Shqipëri të vogël se do të zgjedhë kryeministër një njeri të izoluar nga Britania e Madhe e SHBA, që e ka shpallur non grata. Rrezik që gjysma e planetit të mos na njohë dhe të hyjmë në izolim. Berisha ka bërë aleancë me parti greke. Pra ata ofrojnë një Shqipëri të vogël dhe jo të madhe, sepse premtojnë aleancë me forcat greke. Njëlloj si me Albin Kurtin në Kosovë, nëse do bëjë aleancë me Radioçiçin atje me listën serbe, do bëjë Kosovën e Madhe? Do ishte qesharake, përveçse do deklarohej tradhtar.”, tha Spahiu.