-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Me PD, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi në rrjetin e tij social ka postuar pamje nga takimi i Berishës me banorët e njësisë 9 në Tiranë.

Këlliçi shprehet se me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme. Ai nënvizon se me Partinë Demokratike do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.

“Një takim frymëzues me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ku kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, u parashtroi qytetarëve piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:
1 – Rishpërndarje e drejtë – Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë. Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.
2 – Marrëdhënie e ndershme me pronarët.
Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.
Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.
Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme”, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit