Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Sarandë.
E plagosura 51-vjeçarja Mirjana Bodini është dërguar për në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po vijojnë punët për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit.