Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë në rrjetet sociale ka thënë se me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe me marrjen e pasaportës europiane, çdo ambasadë i vjen në ndihmë shqiptarëve.
“Me anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe marrjen e pasaportës së BE-së për shqiptarët, çdo ambasadë e BE-së do t’i vijë në ndihmë kudo ku ndodhen qytetarët shqiptarë, nëse ata nuk kanë pranë një ambasadë shqiptare,”, tha Balla.
Ai përgëzoi autoritetet për kthimin e 19-vjeçarit shqiptar nga Sierra Leone, duke reaguar me shpejtësi pasi familja e tij e alarmuar kërkoi ndihmë.
“Është detyrë e shtetit shqiptar të kujdeset për çdo bashkatdhetar, kudo ai ndodhet,” tha Balla.