18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Heronjtë e vërtetë të Shkodrës, frymëzim i madh

Kryesoret

Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të nderuar martirët e 2 Prillit 1991, ku u shpreh se janë një frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij. Sulmoi qeverinë dhe premtoi se pas 11 Majit Shqipëria do të ndryshojë nëse vjen në pushtet.

“Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së. Bujar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj.

Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku.

Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA.

Me të vërtetë martirët e votës së lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë. Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj. Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit