Dy të vdekur në Kukës. Rreth orës 23:35 të natës së djeshme në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.