Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sekretarin e shtetit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Në takim ata kanë biseduar për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka pësuar Kosova gjatë mandatit qeverisës. Gjithashtu kanë diskutuar edhe për objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Kurti me anë të një postimi në rrjetin social në facebook shprehet se “I urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm”.