Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi në rrjetin e tij social ka postuar një foto të publikuar nga faqja e Kuvendit ku bëhet thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
Këlliçi shprehet se kjo është skandaloze dhe kriminale. Ai thotë se Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë dhe se institucionet nuk ekzistojnë.
Gjithashtu thekson se Partia Demokratike u kundërshton me forcë këto skandale insitucionale dhe nënvizon se Elisa Spiropali është përgjegjëse e këtij akti.