Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ambasadori Lamberto Zannier u shpreh se 300 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë standardet zgjedhore, ndërsa 26 vëzhgues afatgjatë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur nga afër të gjithë procesin.
“Zyrtarisht ne sot hapim misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit. Do të jenë 12 ekspertë, 26 vëzhgues afatgjatë prej 10 Prillit në të gjithë vendin. 300 vëzhgues afat shkurtër vinë disa ditë para 11 Maj. Ne do të shikojmë zbatimin e standardeve për zgjedhjeve demokratike e në zbatim të kodit zgjedhor shqiptarë.
Monitori zbatimi kuadrit zgjedhor përfshi fushatën në rrjetet sociale përfshi mbulimin mediatik dhe zbarkimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR. Dy javë para datës së zgjedhjeve ne do të prezantojmë një raport paraprak”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët për rolin e SPAK në rastet e krimeve elektorale, Zannier theksoi se këto çështje janë pjesë e mandatit të tij, por për momentin nuk dha një koment specifik.