-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë në derë të shtëpisë, vritet polici në Kosovë

Kryesoret

Një polic u vra në Kaçanik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00.

Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik.

Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.

Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit