14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurorët duan mandat të dytë/ Dumani: Vendosni, ose rrezikohen dosjet e nxehta

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kuvend raportin për vitin 2024 ku thekson se ka sekuestruar 2.8 miliardë lekë, u konfiskuan 938 mln lekë dhe 27 mln euro. 65 persona janë dënuar nga GJKKO dhe 56 të dënuar nga Apeli i GJKKO. Gjithashtu SPAK deklaron në raport se ka përgjuar 3096 persona të dyshuar si të përfshirë në krime.

Por në dokumentin e firmosur nga Altin Dumani mbi të gjitha ngrihet alarmi i faktit që sipas tij nuk është përcaktuar statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, që mund të cenojë sipas drejtuesit të prokurorisë, hetimet dhe vazhdimësinë. Prokurorët kërkojnë një mandat të dytë pas 9 viteve të para.

“Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

Presioni i jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit