Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shfaq sot para turmës së njerëzve në kopshtin e trëndafilave për të prezantuar tarifat reciproke për mallrat e importit.
Në nisje të fjalës së tij ai tha se sot është “Dita e Çlirimit”, diçka për të cilën ai shprehet se SHBA-të e kanë pritur prej kohësh.
Ai shton se dita e sotme do të mbahet mend si dita kur industria amerikane “rilind” dhe dita kur Amerika “u bë përsëri e pasur”.
“SHBA-ja është përfituar nga “mashtruesit” dhe është “plaçkitur” nga të huajt. Tatimpaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më”, shton ai.