22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson.
Universiteti i Romës La Sapienza me anë të një postimi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet dhe e cilëson këtë si një krim të tmerrshëm dhe brutal.
Universiteti shkruan se më 2 prill të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave.
‘Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave’, thuhet në postimin e universitetit.