16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Agron Shehaj shkeli kodin moral, vodhi databazën e PD-s

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akza ndaj Agron Shehajt. Berisha shprehet se Shehaj nuk e ka respektuar Partinë Demokratike dhe sipas tij ka shkelur kodin moral.

Ai tha se Agron Shehaj ka vjedhur databazën e Partisë Demokratike dhe e shfrytëzon jashtë çdo kodi moral.

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës sepse kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në PD. Agron Shehaj papritams më tha “do të iki”, i thash mirë, por vend më të përshtatshëm për të ardhmërinë tënde nuk do të gjeshë.

Shkoi, krijoi parti, tani Agron Shehaj shkel kodin më elementar moral, ka marrë databaze-n, në pabesi të plotë, të PD-së të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë dhe tani, shfrytëzon këtë databaze jashtë cdo kodi moral dhe unë mund të tregoj ty përgjigjen që i dërgojnë demokratët atij.

Ai vodhi…nëse mendon se është e moralshme që të vjedhë, fondi i anëtarësisë së PD-së është i PD-së. Nëse ju mendoni se ai, erdhi, qëndroi, mori fondin dhe iku, kjo është dramatike. Ky përdor databazen e PD-së për të çuar mesazhe. Tjetri (Alibeaj) merr dhe fut vajzat deputete (kandidate).”, tha Berisha në ‘Opinonin’ në Tv Klan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit