Ilaria Sula, vajza shqiptare në Itali që u vra nga i dashuri filipinas ka tronditur opinionin në dy brigjet e Adriatikut. Jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri fqinjët e familjes Sula në zonën Çermë e Sipërme janë tronditur.
“Lajmin e morëm vesh nga mediat. Njerëz këtu ajo nuk ka sepse janë në Itali. U shokuam nga ngjarja, ishte vetëm 22 vjeçe. Autori duhet të marrë dënimin e merituar, të vrasësh një vajzë aq të re. Nuk e do, ndaje.
Pse do t’i marrësh jetën. Ne jemi të shokuar. Ta vrasësh, ta fusësh në valixhe dhe ta hedhësh në pyje”, thanë disa prej fqinjëve.