-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidatët në listën e mbyllur/ Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes, e meritojnë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në emisionin “Opinion” u shpreh se emrat që janë në listë të mbyllur e kanë mbështetën atë në kohën e përçarjes së opozitës. Berisha theksoi se pa mbështetejn e tyre, Partia Demokratike nuk do të kishte sot forcën që ka.

“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo… Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.

Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Kanë qenë, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, tha Berisha.

Ai theksoi se një element thelbësor në zgjedhjet e 11 majit është aftësia organizative.

“Përveç kësaj, këta dhe disa të tjerë ishin njerëz me fuqi organizative, që është aspekt kryesor në zgjedhje. Duhet të merrte dikush përgjegjësi. Së dyti, po në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre. Në çdo qark. I pari i listës së Tiranës është Balliu. Hysen Kadiu kisha dëshirë të ishte në listën e mbyllur, por duke pasur parasysh 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin ekzoficio. Tiranës i mbetën vetëm 2 vende, udhëheqësi Belind Këlliçi dhe Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Kadiu. Floriana Garo? Zëdhënësi i partisë në statut nuk është ekzoficio në listë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit