Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me banorët e zonës së Baldushkut hedh akuza për zv.kryeministren Belinda Ballukun. Berisha thotë se Balluku ka fshehur 130 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe epunimet sipas tij i ka mbikëqyrë me sy mbullur.
“Është djegësi i Tiranës, nuk ekziston. Ju keni paguar 130 mln euro për ndërtimin e tij, nuk ekziston asnjë tullë e hedhur në themel. Një zv kyreministre kishte detyrë të mbikëqyrte punimet. Si e mbikëqyri kjo? E mbikëqyri me sy mbyllur. E dinte që paratë po i merrte Rama me Velian. Si mundet që një ministre të mos çojë 5 vjet resht një informacion se paratë po jepen dhe djegësi nuk po ndërtohet. U thotë socialistëve me vjedhin këta bashkëpunëtorët, por unë s’kam dorë. Po pse kamikaze është Balluku që të fshehë zhdukjen e 130 mln euro? I fsheh sepse je ti prapa tyre. I ha vetë edhe dardhat edhe mollët”, tha Berisha.