-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Postimi i Ilarias që shqetësoi familjen, shkoku i saj: Kisha dyshime për Markun, ai…

Kryesoret

Shqiptarja Iliaria Sula u vra nga ish i dashuri filipinez 23-vjeçari Mark Samson. Ai e pranoi vrasjen e Ilarias, të cilën e futi në një valixhe dhe e hodhi në një greminë.

Për të qetësuar familjarët dhe miqtë në profilin e Iliarias ishte një mesazh “Jam mirë. Faleminderit të gjithëve”.

Mediat italiane shkruajnë se kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar kohë, ndoshta për të shmangur zbulimin e ngjarjes, por qetësimi i familjarëve dhe miqve solli efektin e kundërt. Miqtë e Iliarias kanë treguar se nga ky postim u shtua edhe më shumë shqetësimi për gjendjen e saj dhe diçka nuk shkonte.

“Kur e pamë atë postim në Instagram, kuptuam që diçka nuk ishte në rregull,’ tregon Adrian, njëri nga miqtë e saj. ‘Ajo ‘faleminderit të gjithëve, jam mirë’ nuk ishte nga Ilaria. Ajo kurrë nuk do ta shkruante kështu. Kishim dyshime për Markun, pas zhdukjes, ai ishte i ftohtë, i distancuar, dukej i shqetësuar. Thoshte gjithmonë të njëjtën gjë: ‘Po merret policia, qetësohuni’. Unë dyshova për të që në fillim. Ai kishte planifikuar gjithçka”, ka treguar miku i Ilarias.

Ai gjithashtu ka treguar se autori ishte miku i tij dhe i kishte kërkuar që të takoheshin, por nuk ndodhi.

“Kuptuam menjëherë që nuk ishte ajo që po shkruante ato mesazhe. Ilaria kurrë nuk do ti linte të shqetësuar ata që i donte. Disa ditë para gjetjes së trupit, Marku më kishte shkruar në Instagram për të komentuar një video që kisha postuar. Të hënën, në mesazhin e tij të fundit, më kërkoi të takohemi. Pastaj nuk më shkroi më dhe kishte pranuar vrasjen”, ka thënë Adriani.

Sipas tij, ai kurrë nuk kishte shfaqur më parë një anë të errët dhe se mes Mark dhe Ilarias nuk kishte vënë re një raport shqetësues.

“Nuk kishte treguar kurrë anën e tij të errët’ Një vrasje e paqartë, madje edhe për ata që e njihnin Markun ngushtë. Punonim së bashku në McDonald’s Ai dhe Ilaria u bënë çift pikërisht në atë periudhë. Ai kurrë nuk kishte dhënë sinjale shqetësuese, asnjë fjalë të çuditshme. E kam takuar edhe jashtë punës, në festat e ditëlindjeve të tyre. Nuk kishte treguar kurrë anën e tij të errët. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar atë që do të bënte”, tregon ai.

Në fund ai ka kërkuar drejtësi duke u shprehur “Shpresoj që të bëhet drejtësi! Dhe shpresoj që të paguajnë edhe prindërit e Markut, nëse e kanë ndihmuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit