-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Çdo shqiptar do të marrë 200 euro në muaj, pra 6.3 euro në ditë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me anorët e zonës së Fushës së Aviacionit dhe anëtarët e degës nr. 7 në Tiranë u garantoj se me programin e tyre jeta e çdo shqiptari do të ndryshoj.

Berisha u shpreh se do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe çdo shqiptar do të ketë 6.3 euro në ditë.

Miqtë e mi, ne vijmë para jush me një program, i cili iu garantoj se ka eksperiencën më të mirë të të shkuarës sonë, por ka edhe mendimin më të mirë të institucioneve dhe specialistëve jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Ky program do nisë me urgjencë për të ndihmuar ata që janë më në nevojë. Dhe ata që janë më në nevojë janë ata të cilët jetojnë në varfëri të skajshme.Janë ata të cilët nuk e mbyllin dot muajin me tre vakte.

Janë ata të cilët janë identifikuar. Organizatat e fëmijëve dëshmojnë se 18 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve tre vakte. Po këto organizata thonë se 41 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve ushqimin e duhur.

Ju mund të takoni të moshuar që nuk blejnë ilaçet, që kanë vështirësi për ushqimin. Atëherë ne kemi një ndërhyrje urgjente dhe kjo ndërhyrje urgjente është vendosja e minimumit jetik 200 euro.

Çdo shqiptar do marrë 200 euro, çka do të thotë se ai do ketë 6.3 euro në ditë. Me 6.3 euro në ditë del nga mjerimi, prapë varfëri ka, por mjerim jo. Ky është standard ndërkombëtar, ky është standard real.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit