-sidi education-spot_img
23.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha premton: Pensionistët do të marrin ilaçe falas me të njëjtën cilësi si në Itali

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me banorët e Fushës së Aviacionit premtoi se do të ndryshojë listën e barnave të rimbursueshme, me qëllim që të gjithë pensionistët t’i marrin ilaçet falas dhe me të njëjtën cilësi si në Itali.

Berisha tha se muajin e parë të qeverisë do të kthejnë ligjin që ilaçet e sakudara dhe me gjysmë efekt të mos tregtohen më.

“Do të ulim energjinë në 7 lekë, do të përgjysmojmë tarifën e ujit. Do futen në listën e rimbursimit 100% të gjithë ilaçet që një vend i zhvilluar, Italia apo një vend tjetër i ka në listën e rimbursimit. Nuk jemi si Italia ne, por për të sëmurët do bëhemi si Italia. Ilacet mund tja sigurojmë. Ne nuk arrijmë rrogat e tyre, por ilaçet do ja sigurojmë. Edhe lista e rimbursimeve do të ndryshojë dhe do të plotësohet. Ju them pensionistëve që do ti marrin ilaçet në Shqipëri, falas dhe të njëjtën cilësi si në Itali. Muajin e parë kthejmë ligjin, dhe në Shqipëri ilaçet e skaduara dhe me gjysmë efekti nuk mund të tregtohen më”, tha Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit