Ditën e sotme një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astrit në Tiranë. Policia njofton se zjarri ka rënë në oërn 14:10 ku ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”.
Menjëherë kanë shkuar forcta zjarfikëse dhe policia të cilët evakuan banorët dhe neutralizuan flakët.
Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ndërsa banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll.