Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit. Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Milotit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









