Shqipëria në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore, kryesisht në veri të vendit. Si pasojë është krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.
Gjatë ditës së sotme kanë filluar reshje dëbore në Veri të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshje dëbore ka pasur në Bogë–Theth, Pukë–Fushë-Arrëz, Kukës–Ura Zapodit dhe në Qafë Mali.
“Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës”, informoi ARRSH.
Gjithashtu apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.