Mbrëmjen e 28 marsit, tre ditë pas vrasjes dhe zhdukjes së Ilara Sulës, ish i dashur i saj Mark Samson ka dalë për të ngrënë pica me një shokun e tij. Mark Samon ka vrarë Ilarian dhe më pas e ka futur në valixhe duke e hedhur në greminë.
Sipas medias italiane, shoku i Mark Samson ka deklaruar se atë natë kur janë takuar gjithçka i ishte dukur normale. Ai ka thënë se gjatë udhëtimit me makinë ka vënë re se tapiceritë e mjetit ishin të ndotura me baltë dhe se Marku kishte në xhep dokumentin e identifikimit të Ilarias.
“Me Markun u takuam mbrëmjen e 28 marsit, dolëm për të ngrënë një picë. Dukej gjithçka normale, megjithatë, kur hipa në makinë, vura re një gjë të çuditshme dhe ia thashë se tapiceritë ishin plot me dhe, edhe makina ishte e ndotur nga balta. Atëherë, Marku më kërkoi të shkojmë të lajmë makinën. Vura re një tjetër gjë të çuditshme, ai kishte në xhep dokumentin e Ilaria-s”, ka treguar ai.
Nis hetimi për nënën e filipinezit, dyshohet se fshehu trupin e Ilarias