Policia Italiane sekuestroi këtë të dielë kompjuterin e Marm Samson, i cili vrau Ilaria Sulën studenten shqiptare 22-vjeçare në Romë. Ndërkohë u është ndaluar edhe prindërve të filipinezit që të largohen nga Italia pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në Krim.
Ndalimi për prindërit e Filipinezit që të largohen nga Italia vjen edhe për shkak të dëshmisë kontradiktore të dy prindërve sa i përket faktit nëse ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi i ati ka thënë që ishte jashtë, ndërsa nëna ka rrëfyer se ata ishin të gjithë në shtëpi.
Mediat italiane shkruajnë se përpara se të vriste Ilarian pasditen e 25 Marsit, ish-i dashuri i saj Filipinez kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe kishte tentuar t’i merrte kompjuterin ndërkohë që ajo nuk ishte aty.
Prej një jave ish-i dashuri filpinez kishte mbajtur celularin e saj ku iu shkruante miqve se ndodhej në Napoli, se po argëtohej dhe se kishte humbur trenin prandaj nuk ishte kthyer. Ndërkohë ceremonia e varrimit të Ilaria Sulës do të mbahet këtë të hënë në Terni.