-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau Ilarian dhe pak ditë pas dërgoi makinën në servis, punonjësit: Kërkoi ta pastronte, nuk pash njolla

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra me thikë në qafë nga ish i dashuri i saj filipinez Mark Samson.

Siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi Mark Samson ka vrarë Ilarian e ka çuar makinës në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të saj. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.

Një prej tyre ka treguar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit dhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet.

“Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.

“Kur përdora fshesën e pastrimit nuk pashë as njolla, as prerje në tapicerinë e makinës, as në bagazh. Tapiceria është shumë e errët dhe, më shumë se kaq, ne nuk bëjmë ndonjë analizë të thelluar të materialeve. E pastruam dhe mbaroi. Në fund të fundit, nuk do të kisha menduar kurrë se ai kishte përdorur makinën vetëm pak para për të transportuar trupin e asaj vajze”, tha punonjësi i pastrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit