Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ishte sot në selinë e PL-së ku takoi Sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi. Zannier tha se diskutuan për problematikat e fushatës.
Ambasadori u pyet edhe në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe qëndrimin zyrtar të misionit që përfaqëson. “Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo një gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të drejtës, transparencës dhe qëndrojmë pas zbatimit të ligjit të papolitizuar”, tha ai shkurtimisht.