Në mesditën e sotme, në qytetin e Ternit në Itali u zhvillua ceremonia mortore për Ilaria Sulën vajzën 22-vjeçare shqiptare, e cila u vra nga ish i dashuri filipinez. Në fund të varrimit të kremtuar në Terni, familjarët e Ilarias kanë kërkuar drejtësi.
Babai i Ilarias ka kërkuar që autori duhet të futet në burg.
“Ai duhet të kalbet në burg,”, tha ai duke iu referuar kujtdo që e vrau.
“Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll,” shtoi ai.
Më tej babai i Ilarias ka nënvizuar se Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje”.
Ndërsa vëllai i saj tha “Të gjithë njerëzit që erdhën, flasin të pikëlluar”.