Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me grupin konservator ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Europës u ndal te mbyllja e TikTok në Shqipëri.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka bllokuar TikTokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin.
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.”, tha Berisha.